Tiranë- Aktualisht po punohet me vendosjen e bordurave të rrugës, gërmim dhe mbushje kasonete, punime për realizimin e trotuarëve, si dhe suvatime dhe lyerje me bojë e fasadave.
Ky segment rrugor është pjesë e unazës së vogël të qytetit të Fierit dhe lidh dy pjesë të tjera të unazës në të cilat ka mbaruar rikonstruksioni i plotë.

Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës vendore që do të lehtësojë lëvizshmërinë urbane të pasagjerëve dhe të mjeteve.

Gjithashtu do të mundësojë përmirësimin e hapësirës urbane me trotuare, ndriçim, fasada të rehabilituara dhe mobilim urban. Duke patur në vëmendje të shtuar gjelbërimin e zonës dhe kushtet mjedisore të qytetit.