Tiranë- Vijojnë me ritme të larta punimet për rikonstruksionin e rrugës Kuqan- Bujqës.
Kanë përfundur rreth 650 ml shtresë binder ne segmentin Bujqës-Jagodinë, si dhe po bëhen pjastrat e shtresave të çakëllit në segmentin Kuqan- Bujqës rreth 1.3 km, për të vazhduar kështu asfaltimin në ditët në vijim.
Ndërkohë në segmentin Murriqan-Thanë punohet në proceset: gërmim dheu kasonete, shtresë zhavori, ndërtim mur betoni, ndërtim vepra arti, betonim kanal vaditës etj.

Ky aks lidh zonat më të pasura bujqësore e blegtorale në vend, ku përmirësimi i infrasktrukturës do të favorizojë daljen më të shpejtë në tregje, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit dhe produkteve të veçanta, që këto fshatra ofrojnë.