Tirana-Rruga Grekan-Gjyrale më herët paraqiste një situatë kaotike në infrastrukturë, për shkak të dëmtimit të rrugës në raport me lëvizjet ditore nga banorët e zonës. Përfshirë këtu mjetet bujqësore dhe ato personale, për të marrë shërbimet bazë në qendrat urbane. Ndërhyrja në këtë aks synon përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të jetesës, për banorët e këtyre fshatrave.
Duke përmirësuar paraprakisht; lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve drejt tokave bujqësore, drejt rrugëve nacionale dhe qendrave urbane; si dhe rritjen e sigurisë për fëmijet gjatë lëvizjes në objektet arsimore të zonës.Deri më tani janë realizuar rreth 40% e punimeve dhe aktualisht po vijon puna për ndërtimin e mureve mbajtës dhe pritës si dhe në ngjeshjen e shtresës së çakullit. Ndërhyrja po zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale” me financim të Qeverisë Shqiptare