Tirana- Aktualisht po punohet në të dy segmentet e rrugës, ku një pjesë e ndërhyrjes po kryhet në shkëmb dhe me një volum ditor gërmimesh, rreth 1500 m3.
Kjo rrugë me gjatësi 16 km dhe gjerësi asfalti 4 – 4.75 m do të jetë një “kalim turistik në veri” që lidh Bogën, Qafë Thorën dhe Thethin.
Gjithashtu në projekt është parashikuar dhe ndërtimi i 3 tuneleve, për mbrojtje nga ortekët gjatë periudhës së dimrit.

Me financim të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore, ndërtimi i këtij aksi synon zhvillimin e turizmit të zonave të përfshira dhe ekonomisë lokale për banorët. Projekti për rrugën Qafë Thore – Theth është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.