Ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për “Lagjen e Sotallarëve”, Divjakë

Divjaka ka aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe në një masë më të vogël peshkimin në lagunën e Karavastasë dhe shfaq perspektivë të lartë për zhvillimin e turizmit detar si dhe ekoturizmit. Turizmi është zhvilluar më së shumti për turistët ditor dhe kulinaria është e përqëndruar tek prodhimet e peshkut, për të cilat zona është e famshme në të gjithë vendin.

Më herët, zona në fokus “Lagjia e Sotallarëve” përmes projektit zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kaluar një proces rehabilitimi të plotë, ku përpos asfaltimit është pajisur me të gjithë elementët e plotë urban si sinjalistika apo ndriçimi, duke shuar një tjetër aset në zonë dhe siguruar kushte të denja jetese. Por ndërkohë për një mjedis ekologjik sa më të pastër, me gjithmonë e më shumë vizitorë lind nevoja për një impiant të trajtimit të ujrave të ndotura. Aktualisht nuk ekziston një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura në Bashkinë e Divjakës. Kjo mungesë detyrimisht shkakton ndotje të mjedisit përreth të kësaj zone. Pozicionimi i ITUN është zgjedhur në mënyrë që të mënjanohen impaktet e mëtejshme në pronat private dhe banesat ekzistuese, pemët, gardhimet, dranazhimet etj. dhe si të tilla do të kenë prioritet në ndërtim.

Teknologjia që do të përdoret për trajtimin e ujërave të ndotura do te jetë përmes Njësisë me Reaktor Biologjik.  Reaktori Biologjik përkufizohet si një njësi kompakte trajtimi të ujrave të ndotur. Reaktori biologjik ka eficencë të lartë, me teknologji të avancuar dhe është më ekonomike, i cili siguron trajtimin e ujrave të ndotur duke marrë në konsiderate vlerat limite të lejuara në shkarkimin e ujërave, në perputhje me ligjet dhe rregullat e vendit tonë dhe ato të Bashkimit Europian.

Trajtimi me reaktor do të kalojë përmes fazave të mbushjes, reaksionit, precipitimit dhe fazës së shkarkimit. Dhoma teknike do të ndërtohet mbi kuotën 0.0 dhe është parashikuar strukturë beton arme me bazament, kollona dhe trarë dhe me mure tulle të suvatuara nga brenda dhe nga jashtë, e mbuluar me soletë beton arme.