Tiranë- Në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, projekti synon të përmirësojë furnizimin me ujë te 10 fshatrave (Aste, Kucane, Myhejan, Kasaj, Vicidol, Mejdan, Kojel, Shumice, Babine dhe Begaj) të bashkisë Tropojë.
Projekti i furnizimit me ujë për zonat rurale në bashkinë e Tropojës, ka si qëllim të përmirësojë furnizimin me ujë në sasi dhe me cilësi, sipas standardeve dhe udhëzimeve të BE-së.

Komponentët kryesore të kësaj skeme përfshijnë:

  • Ndërtimin e linjës kryesore të dërgimit, 14 km                                                                                               
  • Ndërtimin e linjës së shpërndarjes, 54 km
  • Ndërtimin e 6 rezervuarëve të rinj
  • Instalimin e 110 kasetave të parafabrikuara, të cilat do të mbajnë 540 matësa uji
  • Instalimin e kutive së matësave kolektive, rreth 332 matësa.

Punimet parashikohen të përfundojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm, duke i dhënë kështu një zgjidhje përfundimtare problematikës me ujin e pijshëm, në këto zona.