Nën-projekti “QAFË THORË – THETH – NDËRLYSAJ ” pritet të financohet nëpërmjet një huaje të Bankës Botërore për qeverinë shqiptare dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Projekti teknik dhe Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social do te prezantohen në publik në datën 13 Korrik, 2018, ora 11:00, në qendrën e fshatit Theth (pranë godinës së shkollës).

Të gjithë te interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në kete takim.

Ju mund ta shkarkoni draft raportin e VNMS në lidhjen e mëposhtme:

VNMS – draft shqip (Shkarko dokumentin shqip)