TIRANË – Në shëtitoren “Taulantia” vijon puna intesivisht për ndërtimin e shkallareve. Për të krijuar një lidhje organike mes shëtitores dhe detit sheshet janë konceptuar të shtrirë drejt ujit, ndërsa po ndërtohen edhe shkallë me lartësi të limituar për një panoramë të dominuar tërësisht nga deti.
Projekti për rikonstruksionin e shëtitores po e transformon atë në një hapësirë në shërbim të komunitetit.

Tradicionalisht shëtitorja “Taulantia” ka qenë vendi i shëtitjeve për banorët dhe turistët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e zonës përreth përdoret nga shitësit ambulantë dhe lodra me pagesë. Krijimi i hapësirave të gjelbëruara, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive dhe të lodrave, si dhe hapësirat që do të krijohen për spektakle dhe evenimente të vogla do e kthejnë të gjithë shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.