Kjo është një prej deklaratave nga Richard Rogers – Arkitekt britanik, fitues çmimesh, i njohur për veprat e tij, përfshirë Qendrën Pompidou në Paris si dhe ndërtesën e Lloyd dhe Kubenë e Mijëvjeçarit në Londër. Në ditët e sotme sheshet dhe hapësirat publike të ndërtuara apo në proces e sipër janë “Agora” moderne, vendtakim mes brezash dhe qytetërimesh.

Secili prej nesh mund të ketë eksperiencën e tij personale, kur vizitojmë qendra urbane dhe qytete. E kemi rastisur veten dhe miqtë duke thënë shpesh, ndërtesat mund të jenë me arkitekturë nga më të veçantat, por hapësirat publike “të çlodhin sytë”. Kontakti është sa personal si në kënaqësinë e një shëtitjeje, aq dhe të mbledhjes me miqtë e tu për bisedat e pasdites.

Hapësirat publike formësojnë një qytet dhe i japin frymëmarrje. Një shoqëri e qytetëruar varet nga hapësirat e mira publike. Mbart elementë të demokracisë përsa kohë tek një qytetar nxit ndjesinë e përkatësisë dhe barazisë. Të gjithë kanë akses, pavarësisht lagjes ku banojnë.

Me një shtrirje horizontale, në ndryshim nga çdo vepër tjetër, jo institucioni por Njeriu është qendra.

Hapësirat publike qofshin këto sheshe, bulevarde, shëtitore etj janë investimet më të mira që mund të bëhen. Kjo pasi përfitues direkt janë jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët vendas dhe të huaj, të cilët gjithashtu janë në përpjekje për të krijuar “raport”me vendin që eksplorojnë. Ky raport përkthehet gjithashtu në të ardhura monetare për grupet e interesit ku zbatohet projekti.

Çelësi është të bësh ndërhyrje në raport me mjedisin dhe për të mbrojtur ekosistemet ekzistuese. Të planifikuara me shumë kujdes, që dhe përmirësimet të jenë graduale. Kështu fluksi i madh i vizitorëve përballohet nga punimet cilësore në harmoni me natyrën.

Në këtë mënyrë pavarësisht rritjes  së  popullisë,  që do të thotë qytete me dendësi më të lartë, janë hapësirat publike që projektojnë dhe e bëjnë qytetin të dallojë si një i tërë, kompakt.

Në suport me arkitekturën, Harvard University na sugjeron se të ecësh 20 min në ditë në këto hapësira publike, redukton me 30% rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Në vendin tonë më hapësirat e reja të krijuara që do t’ju sugjerojmë në vijim shpenzoni  disa minuta pas “ngarkesës së ditës”, për të shëtitur së bashku me familjen.