TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorës

Buxheti: 10.490 mld Lekë me TVSH

Kohëzgjatja: 2017 – 2022

Financues: Fondi Kuvajtian 77% të vlerës,  dhe Qeveria Shqiptare 23% të vlerës +TVSH.

Shtrirja gjeografike: Qarku Vlorë, Lugina e Lumit të Vlorës, 3 bashki (Vlorë, Selenicë, Himarë);

Përfitues: 129 mijë banorë

Objektivi i Projektit: Projekti parashikon ti japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.

 

Konteksti

Infrastruktura publike aktualisht nuk favorizon zhvillimin e ekonomisë dhe nuk ofron shërbime optimale për popullsinë vendase dhe turistët që frekuentojnë këtë zonë. Projekti ka si qëllim rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës, e cila  mundëson lidhjen e kësaj zone me bregdetin jonian dhe rivierën shqiptare.

Impakti

Projekti ka rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve dhe zonës, ku përfitimet janë si më poshtë:

  • Lehtësi dhe siguri për levizjen pasi rruga është e kalueshme gjatë gjithë vitit dhe ka rritje trafiku 200% gjatë sezonit të verës;
  • Mundësi alternative transporti dhe redukton kohën e lëvizjes
  • Lidhje me tregjet rajonale dhe lokale për tregëtimin e produkteve lokale
  • Përmirësim i ndërveprimit social dhe akses në aktivitet sociale por edhe shërbimet bazë
  • Diversifikimi i ekonomisë lokale
  • Rritja e mundësive për iniciativa të reja dhe punësim

Rezultate

Gjatë vitit 2016, u evidentuan të gjitha hapat e duhura për hartimin e grafikut të realizimit të projektit dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Fillimisht u punua me përgatitjen e termave të referencës për Supervizionin e Punimeve.

Kontrata për Lotin I, By Pass Vlorë – Peshkëpi – Gjorm, me gjatësi 23.2 km është lidhur më 24 shkurt 2017. Punimet civile kanë filluar në mars 2017 dhe kanë përfunduar ne 29 qershor 2019. Objekti është në garanci punimesh.

Kontrata e punimeve për Lotin II, Gjorm – Brataj – Ura e Laskos është lidhur me 17 prill 2019 dhe punimet kanë filluar ne 13 Maj 2019. Puna vijon normalisht.

Për Lotin III, Ura e Laskos – Kuç dhe Ura e Laskos – Qeparo është shpallur fituesi për kontratën e punimeve civile. Kontrata është lidhur më 8 Maj 2020 dhe punimet kanë filluar më 8 Maj 2020.

Në fillim të vitit 2021 është kryer konsulenca e shërbimeve për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit për projektet e infarstukturës të transportit për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

 (Përditësimi i fundit, Qershor 2021)

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.