TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Programi i Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale

Buxheti: 100 milionë USD

Kohëzgjatja: 2018 –  Qershor 2024

Financues: Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH)

Shtrirja gjeografike: 3 qarqe (Fier, Korçë, Shkodër); 3 bashki (Fier, Pogradec, Shkodër)

Përfitues: 80 mijë banorë

Objektivi i Programit: Përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri. Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin.

Faza e I-rë e Programit të Konektivitetit ka për synim realizimin e komponentëve si me poshtë:

Komponenti 1. Përmirësimi i aksesit dhe punimet civile për rehabilitimin e rrugëve

Ky komponent do të financojë rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale; shërbime projektimi, mbikëqyrjen e punëve civile, auditimin e sigurisë rrugore; implementimin e masave për përmirësimin e sigurisë rrugore.

Komponenti 2: Ngritja e kapaciteteve për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore. Ky komponent do të sigurojë mbështetje për NjVV- të në dy fusha të përgjegjësive të tyre, që janë menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve të tyre rrugore dhe mbështetja në zbatimin e programeve të zhvillimit rural që mund të financohen nga vete NjVV-të, nga Qeveria apo partnerë të tjerë të zhvillimit.

Komponenti 3: Mbështetja e Menaxhimit të Zbatimit. Ky komponent përfshin koston operacionale të FSHZH-së, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi informacioni gjeografik (GIS) dhe bazës së të dhënave për rrugët rajonale dhe lokale, vlerësimin afatmesëm dhe ngritjen e kapaciteteve për FSHZH-në.

Faza e 2-të Në këtë fazë janë përfshirë ndërtimi dhe reabilitimi i rrugëve Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimin e 2 bypass-eve, dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit

 

ARAP Pogradec -Tushemisht Lot II_

 

(Në proces përditësimi)

 

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.