TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Projekti i Rehabilitimit të Segmenteve Rrugore Prioritare

Buxheti: 9.5 miliardë Lekë

Kohëzgjatja: 2016-2020

Financues: Qeveria Shqiptare

Shtrirja gjeografike: Në 9  Qarqet e Shqipërisë, 18 bashki

Përfitues: 620 mijë banorë

Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shëbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve të infrastruktures rrugore.

Në kuadër të iniciativës së Qeverisë Shqiptare për financimin e projekteve prioritare të infrastrukturës rrugore, FSHZH u angazhua për identifikimin dhe vlerësimin e segmenteve rrugore prioritare me impakt të lartë në zhvillimin ekonomik me objektiv përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Rezultate

Punimet kanë përfunduar për 22 kontrata të cilat janë në periudhën e garancisë:

  1. Segmenti rrugor Grekan – Dragot, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;
  2. Segmenti rrugor Cërrik – Belsh – Grekan, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;
  3. Rikonstruksioni i rrugës së Velipojës: Seg Harku i Berdicës – Baks Loti II;
  4. Rikonstruksioni i rrugës së Velipojës: Seg Harku i Berdicës – Baks Loti III;
  5. Ndërtimi Unaza e re Peshkopi;
  6. Rruga Fushë Arrëz – Reps;
  7. Rikonstruksioni i rrugës Fushë Krujë – Thumanë;
  8. Rikonstruksioni i 3 rrugëve hyrëse të qytetit të Rrogozhinës;
  9. Rruga Gradishtë – Spolatë;
  10. Rruga Mërtish – Tre Urat;
  11. Rikonstruksioni i rrugës hyrëse të qytetit Bajram Curri;
  12. Unaza e Vaut të Dejës;
  13. Rruga Taulantët në Universitetin Bujqësor të Tiranës;
  14. Rruga Gërmenj – Okshtun – Zambishtë;
  15. Rikonstruksioni i rrugës Ura e Çopanit – Zhabiak – Ura e Çorumit;
  16. Rikonstruksioni i rrugës Lalëz – Bizë – Draç;
  17. Rikonstruksioni i rrugëve 2,3,4 dhe paralele në Golem;
  18. Ndërtimi Shetitores Mak Albania-Pusi Nr.1 dhe rikonstruksioni i Kanalit KK1(pjesa fundore);
  19. Rikonstruksioni i rrugës Kastriot –  Arras;
  20. Sistemim, asfaltim rruga Qafë Plloçë – Pogradec dhe Unaza Pogradec;
  21. Rikonstruksioni i rrugës Korçë – Voskop – Polenë – Korçë;
  22. Rikonstruksioni i rrugës Borje – Kufi;
  23. Segmenti Dragot – Kozare – Kucove – Ura Vajgurore, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;

 

(Përditësimi i fundit, Dhjetor 2020)

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.