TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Programi i Ujësjellësve Ruralë

Buxheti: 102.58 milionë Euro

Kohëzgjatja: 2008 – 2024

Financues:Banka Gjermane për zhvillim KfW, Qeveria Shqiptare dhe Bashkimi Evropian

Shtrirja gjeografike: 9 qarqe, 51 Njësi Administrative, 162 fshatra/qytete

Përfitues: 215 mijë banorë

Numri i skemave të financuara: 64

Objektivi i Programit: Projekti synon të furnizojë popullsinë e zonave të përfshira në program me sasi të mjaftueshme uji të pastër higjenikisht, mbi bazën e mbulimit të shpenzimeve dhe tarifave të pranueshme nga komuniteti. E gjithë kjo mundësohet përmes ndërhyrjeve në shkallë të mesme dhe të vogël në ndërtimin e sistemeve të furnizmit me ujë. I ndarë në disa projekte të veçanta ky program përbën një nga iniciativat më serioze të këtyre viteve të fundit për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale.

SFIDA

Me ndryshimet politike dhe social-ekonomike që ndodhën në Shqipëri pas viteve 90-të, sistemet ekzistuese të ujësjellësve kaluan nën varësinë e Njësive të Qeverisjes Vendore. Megjithatë, pjesa më e madhe e shërbimeve utilitare me ujë të pijshëm ndodhen në zonat urbane. Për shumë vite me radhë furnizimi me ujë i fshatrave në zonat rurale ishte lënë pas dore. Si rezultat i kësaj gjendjeje, sistemet e ujësjellësve ekzistues nuk janë efiçientë si pasojë e pamjaftueshmërisë të sasisë së furnizimit me ujë të pijshëm, cilësia e tij jashtë standardeve dhe aksesi i pamjaftueshëm. Këtu një rol të rëndësishëm luan edhe mungesa e një menaxhimi të mirë të aktiviteteve të Funksionimit dhe të Mirëmbajtjes të Ujësjellësve ekzistues.

Ndërhyrja

Qeveria Shqiptare duke parë gjendjen e vështirë të furnizimit me ujë të zonave rurale ka ndërmarrë disa reforma në sektorin e furnizimit me ujë dhe të ujësjellës-kanalizimeve, duke e konsideruar infrastrukturën e furnizimit me ujë si një nga prioritetet kryesore.

Objektivi kryesor i reformave:

Decentralizimi / komercializimi i mëtejshëm i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për të bërë të mundur që shoqëritë të jenë me vetëfinancim, me një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me qëllim përmirësimin e treguesve të punës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj konsumatorit. Për realizimin e kësaj reforme Qeveria Shqiptare kërkoi mbështetjen e KFW-së për përgatitjen dhe financimin e një programi për furnizimin me ujë të zonave rurale.

Nënshkrimi i kontratës për fazën e parë të këtij Programi u bë në dhjetor 2007 dhe për fazën e dytë në dhjetor 2008. Programi i cili zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka si objektiv rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve rural dhe në raste të veçanta edhe të sistemeve të kanalizimeve dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të tyre në të ardhmen.

I ndarë në disa projekte të veçanta ky Program përbën një nga iniciativat më serioze të këtyre viteve të fundit për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale. Ky program ka arritur deri më sot një financim total prej 102.58 milionë euro. Përmes këtyre programeve parashikohet të përfitojnë më shumë se 215 mijë banorë në zonat rurale, duke mundësuar kështu furnizimin me ujë të pijshëm dhe higjienikisht të pastër. Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Evropian.

 

Programi
Kohë zgjatja
FInancimi Euro (milion)
Qarqet ku implementohet
Popullsia që shërbehet me ujë (banorë)
Nr. i fshatrave
FUZR I & II
2008-2016
11.66
Kukës, Dibër, Shkodër
40,000
53
SIF IV
2010-2017
5.8
Kukës, Dibër, Shkodër
20,000
26
FUZR III
2015-2021
39.97
Të gjitha Qarqet e Shqipërisë
75,000
88
FUZR IV
2019 – 2024
45.15
Vlorë         (Bashkia Himarë)
80,000 banorë dhe turistë
10

 

Programi i Furnzimit me Ujë të Zonave Rurale (FUZR) III, vijim i FUZR I & II.
Vështrim i përgjithshëm

Gjatë viteve të fundit, megjithëse Shqipëria ka bërë hapa përpara në rritjen e cilësisë së shërbimeve, sektori i furnizimit me ujë mbetet ndër më problematikët, sidomos në zonat rurale të vendit. Duke qenë e vetëdishme për nivelin e varfërisë dhe problematikat e infrastrukturës në zonat rurale Qeveria Shqiptare ka filluar që nga viti 1988 një bashkëpunim me Qeverinë Gjermane në mbështetje të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një Program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Evropian. Që nga fillimi i këtij bashkëpunimi ekonomik dhe deri më sot Qeveria Federale Gjermane ka dhënë një mbështetje që kap një vlerë prej më shumë se 1 miliard euro.

Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve në zonat rurale dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtyre zonave nëpërmjet përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm të këtyre zonave.

Përfituesit: 75,000 banorë

Financuesit: : 39.97 Milionë Euro
Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) me 25.5 milionë euro, Bashkimi Evropian përmes IPA 2013 me 9.8 milionë Euro si dhe Qeveria Shqiptare me 4 milionë Euro. Në këtë kuadër me financim nga WBIF në shumën 670,000 Euro, gjatë periudhës Nëntor 2015 – Maj 2016, u hartuan fizibilitetet teknike dhe sociale.Në fund të këtij procesi u administruan 252 aplikime nga 59 bashki. Përgatitja e fizibiliteteve teknike, sociale dhe mjedisore ka përfunduar për 30 skema, nga të cilat 19 prej tyre kanë rezultuar fizibël. KfW ka dhënë miratimin për 18 skemat e para dhe ndërkohë disa skema të tjera rezervë parashikohet të financohen nga ky projekt.

Shtrirja Gjeografike: Ky program do të ketë shtrirje në zonat rurale në të gjithë vendin.

Kohëzgjatja: 2015-2021.

  • Për Lot I, ka përfunduar në 15 shatator 2020.
  • Për Lot II, Punimet për këtë kontratë kanë përfunduar në 25 shatator 2020.
  • Për Lot III, Punimet kanë përfunduar në 06 Prill 2022
  • Për Lotin IV, Punimet kanë përfunduar në 26.04.2021

Komponentët kryesorë të programit

  1. Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit mbështetur mbi nevojat e përfituesve
  2. Projektimi i skemave të ujit sipas standardeve Europiane
  3. Ndërtimi i infrastrukturës së ujësjellësit si dhe masat emergjente për kanalizimin e ujrave të zeza;
  4. Trajnimi i stafit teknik dhe personelit financiar për funksionimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit;
  5. Monitorimi i aktiviteteve të funksionimit dhe të mirëmbajtjes dy vjet mbas përfundimit të punimeve

“Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale IV”,

Objektivi: Përmirësimi dhe sigurimi i aksesit të qëndrueshëm në furnizimin me ujë të pijshëm për popullsinë rezidente dhe turistët, me kosto dhe tarifa sociale të pranueshme. Ai do të sigurojë krijimin e kushteve higjieno sanitare të përshtatshme përmes sistemit të kanalizimeve, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura dhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese. Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe do të promovojë zhvillimin e turizmit në rajon.

Përfituesit: 80,000 banorë dhe turistë që frekuentojnë zonën

Financuesit: 45.15 Milionë Euro
Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), WBIF, Qeveria Shqiptare.

Shtrirja Gjeografike: Ky program do të ketë shtrirje në zonën e Himarës dhe Orikumit.

Kohëzgjatja: 2019-2023.

FUZR IV parashikon ndërhyrje të integruar në Bashkinë Himarë dhe vlerë financimi rreth 45.15 milionë Euro. Ky projekt përfshin zonën e qytetit të Himarës, fshatrat Kuç, Buronjë (afër Kuç), Pilur, Kudhës, Vuno, Jal, Livadhi, Himara Fshat, Qeparo.

Njëkohësisht projekti parashikon një studim për gjendjen e sistemit të kanalizimeve, ndërhyrje për sistemin e furnizimit me ujë në Orikum, zgjatim të sistemit të kanalizimeve në NjA Orikum dhe riparime dhe masa plotësuese për vënien në funksionim të impiantit ekzistues në Orikum.

Studimi i Fiziblilitetit për Orikumin, është miratuar nga KfW në  Maj 2019. Marrëveshja është bërë efektive në datë 14.08.2019.

Realizimi për FUZR 4 është si më poshtë:

Loti 1, “Ndërtimi I vepres se marrjes dhe linjës së transmetimit të ujit nga Lepusha në Himarë”,  Parashikohet që punimet te fillojne me zbardhejn e lejes se ndertimit në muajin Tetor 2022.

Loti 2, “Rrjeti shperndares I ujesjellesave per fshatrat Borsh,Qeparo,Himare fshat,Jale,Vuno,Livadh dhe Himare qytet”. Është lidhur kontrata e zbatimit të punimeve, pritet leja e ndërtimit e cila do të lëshohet nga Bashkia Himarë pasi të merret miratimi nga AZHT dhe në MIE për ndërtimin e HEC-ve. Gjithashtu pritet të përfundojë procesi i shpronësimeve në zonën ITUN, që të mundësohet fillimi i punimeve.

Loti 3, “Ndertimi I Impjantit te trajtimit te ujerave te ndotura ne Himare”. Eshte lidhur kontrata me firmën zbatuese, bashkia duhet të leshojë lejën e ndërtimit dhe të bëjë shpronësimin në zonën e ndëritmit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, në menyrë që ti hapet rrugë fillimit të punimeve.

Loti 4, “Venia ne pune e Impjanit te trajtimit te ujerave te ndoture ne Orikum,rehabilitim I rrjetit te ujesjellesit dhe KUZ Orikum”. Kontrata e zbatimit është nënshkruar me operatorin dhe jemi në pritje të zbardhjes së lejës së ndërtimit nga ana e bashkisë Vlorë.

(Përditësimi i fundit, Korrik 2022)

 

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.