NJOFTIM

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec, në kuadër të Programit të Zhvillimit të Integruar Rajonal (IRDP), BMZ No.: 201867175, me financim nga KfW, organizojnë Konsultimin me Publikun, për prezantimin e Projektit të Zhvillimit të Integruar Rajonal në qytetin e Pogradecit.

Ju ftojmë të merrni pjesë në:

Takimin “Konsultim me Publikun”, drejtuar autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e martë, më datë 30/06/2026 ora 11:30, pranë Bashkisë Pogradec.

Gjatë takimit do të prezantohen:

  • Projekti i zbatimit;
  • Analiza e komponentëve të projektit.

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e projektit të zbatimit, të zhvillimit të shëtitores pranë liqenit, si edhe të të gjithë masave zhvillimore për qytetin e Pogradecit, duke analizuar dhe impaktin e këtij projekti.

 

Faleminderit për bashkëpunimin,