Thirrje për ekspertë për të nxitur inovacionin e gjelbër dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në SME-të
Info & Lajme, Lajme
Projekti GREENSMES i financuar nga Programi Interreg IPA ADRION 2021–2027 po kërkon profesionistë të kualifikuar për t’ju bashkuar Listës së Ekspertëve (Roster of Experts) që mbështesin inovacionin e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme për NVM-të në Rajonin e Adriatikut.
Nëse ju keni experiencë në një nga këto fusha:
- Ngritja e Kapaciteteve në Menaxhimin e Inovacionit për NVM-të
- Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të inovacionit të gjelbër në NVM
- Vlerësimi i Ciklit të Jetës (LCA) për NVM-të
- Zhvillimi i Projekteve të Efiçiencës së Energjisë në NVM
- Miratimi i Praktikave të Qëndrueshmërisë në NVM-të
- Zhvillimi i Programeve të Sfidës së Inovacionit për NVM-të
- Ngritja e Kapaciteteve të Organizatave Mbështetëse të Biznesit.
Atëhere kjo thirrje është për ju!
Aplikoni deri në 30.06.2025 dhe bëhuni pjesë e nje rrjeti transnacional ekspertësh në inovacionin e gjelbër.
Mëso më shumë per “Thirjen për Ekspertizë” duke klikuar këtu.
Dergo aplikimin tend këtu.