Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Vlorës (Njësia administrative Qendër Vlorë), Bashkia e Himarës dhe Njësia Administrative Borsh, në kuadër të Projektit “Projekt për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare, organizojnë ‘Diskutimin me Grupet e Interesit’ të Projektit: “Menaxhimi, Interpretimi dhe Plani i Experiencës së vizitorëve, Dizajni dhe Mbikqyrja për sitet Turistike të Kështjellës së Kaninës, Kalasë së Borshit dhe Shpellës së Spilesë. Ndërhyrje strukturore për rritjen e stabilitetit të shpatit në Kalanë e Borshit”.

Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në takimin:

“Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve qëndrore e lokale dhe grupeve të interesit, ditën Enjte më datë 2 Shkurt, Viti 2023 ora 10:30, pranë Zyrave qëndrore të FSHZH, Rruga “Sami Frashëri”, Nr 10 Tiranë – Albania.

Gjatë takimit do të prezantohet:

Zhvillimi i Planeve të Konservimit, për Kalanë e Kaninës, Kalanë e Borshit, Shpellën e Spilesë dhe identifikimi i ndërhyrjeve strukturore për rritjen e qëndrueshmërisë së shkëmbit të Kalasë së Borshit.

 

Faleminderit për bashkëpunimin,