FTESË PËR OFERTË

 

SHQIPERI

Projekti për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit

Hua nga IBRD:              Nr. 8656- ALB

Titulli i Kontratës:          Punimet Civile për Rivitalizimin e sheshit “Çerçiz Topulli” Gjirokastër”

Referencë:                        FSHZH/PIUTD/AL-ADF-310132-CW-RFB

Lëshuar në Datën:         17 Gusht 2022

 

  1. Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per  kontratën Punimet Civile për: Rivitalizimin e sheshit “Çerçiz Topulli” Gjirokastër”/Ref. Nr. AL-ADF-310132-CW-RFB.

 

  1. Fondi Shqiptar i fton tani ofertuesit e kualifikuar për të paraqitur ofertat e tyre për Punimet Civile për: “Rivitalizimin e sheshit “Çerçiz Topulli” Gjirokastër”/Ref. Nr. AL-ADF-310132-CW-RFB, që parashikohen të kryhen për një periudhë kohore prej 12 muajsh.

 

  1. Tenderi do të zhvillohet në bazë të një dokumentacioni Tender i Hapur Ndërkombëtar, duke u realizuar sipas proçedurave të përcaktuara në udhëzuesit e Bankës Botërore për: “Prokurimin e Mallrave, Punët dhe Shërbimet Jo-Konsultuese nën Huatë IBRD dhe Kreditë IDA & Grantet nga Huamarrësit e Bankës Botëror” (Janar 2011, rishikuar Korrik 2014).

 

Ju lutemi referojuni paragrafeve 1.6 dhe 1.7 për politikat e Bankës Botërore (January 2011, revised July 2014)për konfliktin e interesit.

 

  1. Ofertuesit/kompanite e interesuar mund të marrin informacion me të detajuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe të kontrollojnë dokumentat e tenderimit gjatë orareve zyrtare nga 08:00 deri 16:30 (Hëne – Enjte) dhe 08 – 14 (Premte), në adresën e dhënë më poshtë:

 

Emri                             Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

Adresa                        Rr: ”Muhamed Gjollesha”, Ish Instituti i Ndertimit, (IKMT) Tiranë

E-mail                         aalikaj@albaniandf.org

Adresa e Internetit:   https://www.albaniandf.org

 

  1. Një set i plotë i dokumentave të tenderimit mund të blihet nga ofertuesit e përshtatshëm të interesuar sipas paraqitjes të një aplikimi të shkruar në adresën e mëposhtme dhe sipas pagesës të një takse të pakthyeshme prej 15,000 ALL. Mënyra e pagesës do të jetë me transferte bankare në favor të:

 

  

Emri i llogarisë: “Llogari Projekti ADF”,

Emri i bankës: Credins Bank

Numri i llogarisë: 00001675767

SWIFT Code: CDISALTRXXX

IBAN CODE: AL90 2121 1009 0000 0000 0167 5767

 

  1. Ofertat duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme në ose para 16 Shtator 2022, ora: 10:00. Ofertat elektronike nuk do të lejohen. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prezencë të përfaqësuesve të caktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marre pjesë në adresën e mëposhtme në 16 Shtator 2022, ora: 10:00.

 

  1. Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlerë 3,000,000 Lekë (tre milion leke), lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë.

 

  1. Adresa(at) e referuar më sipër është:

 

Emri                             Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

Adresa                        Rr: ”Muhamed Gjollesha”, Ish Instituti i Ndertimit, (IKMT) Tiranë

E-mail                         aalikaj@albaniandf.org

Adresa e Internetit:   https://www.albaniandf.org