Drejt përfundimit projekti “Rigjenerimi Urban i Shëtitores Bregdetare Qendrore, Sheshit të Flamurit dhe Portit në Vlorë” (Ballina Ujore)

Çdo fund Nëntori festimet për shpalljen e Pavarësisë kulmojnë me praninë e mijëra vizitorëve në Sheshin e Pavarsisë, e gjatë sezonit veror këta të fundit marrin shtrirje ndërkombëtare duke sjellë vazhdimisht nevojën për një seri investimesh për sistemimin e qytetit dhe hapësirave përreth tij.

Nëse deri dje aksesi ishte i kufizuar për qytetarët dhe turistët, më vështirësi deri në “gjetjen” e Shtëpisë së Pavarësisë (monument kulture), sot nëpërmjet kësaj ndërhyrje është krijuar një park publik funksional, si një amfiteatër ku mund të krijohen evente të ndryshme kulturore dhe artistike për të gjitha grupmoshat.

Ky projekt zgjeron në mënyrë të konsiderueshme hapësirat për këmbësorët por edhe integrohet me portin dhe plazhin. Po kështu materializimi me shkallë përgjatë parkut dhe bregut të detit, do të shërbejë si element përforcues dhe valëthyes për mbrojtjen në ditët me stuhi, por dhe i afron vizitorët më shumë me detin dhe krijon një atmosferë bregdetare.

Ka qenë i domosdoshëm për tu bërë investimi. Porti ishte me tela me gjemba dhe i izoluar fare për qytetarët. Sot na u hap pamja me detin, kemi vend ku të çlodhemi”. Banor i zonës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me realizimin e këtij projekti synon unifikimin e gjithë hapësirës nga porti në qendër për të ruajtur identitetin dhe vlerat e saj, ku tashmë i jep një hov të ri zhvillimit të zonës duke plotësuar kërkesat e kohës për qytetin,