Siç parashikuar punimet për këtë aks kanë vijuar me ritme mjaft të mira dhe brenda grafikut të parashikuar.

Deri më tani janë realizuar rreth 80% e punimeve dhe ka mbaruar dhe ndërtimi impiantit të asfaltit. Ndërkohë do të kryhen dhe disa teste paraprake për asfalt.

Kjo ndërhyrje është një prej dy kantierëve në proces në Vlorë, ndjekur nga ndërhyrja e dytë e rrugës së Lumit të Vlorës (segmenti i tretë i rrugës së Lumit të Vlorë) të cilat marrin funksion sëbashku teksa përshkrojnë Labërinë mespërmes dhe lidhin Tepelenën me bregun e Himarës.

Më parë në këto zona, kalimtarët e vetëm ishin alpinistët (më së shumti të huaj) që krijonin shtigje. Kjo rrugë siguron një zhvillim të lartë turistik e ekonomik dhe për fshatrat Nivicë e Kuç, pjesë të programit të 100 fshatrave, një tjetër program ky në vëmendjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. E për vendasit banorët e zonës së Kurveleshit është realizimi i një ëndrre të hershme, që këtë zonë ta njohin edhe shqiptarët teksa do të përshkohet në një kohë të shkurtër, me automjete.

Zona njihet për produktet e saj blegtorale dhe mjaltin dhe nxjerrja e tyre në treg më herët përkthehej vetëm në kohë e kosto, e më pak të ardhura në familjet e jugut. Kjo rrugë tashmë është një aset i rëndësishëm eknonomik që do t’u japë fermerëve mundësinë për të nxjerrë më lehtë dhe shpejt produktet e tyre në zonën e Bregut.

Dhe jo vetëm. Investimi siguron kthimin e këtyre zonave të mrekullueshme malore, në zonat më të zhvilluara të agroturizmit, transformimin e shtëpive në bujtina dhe ndërtimin e strukturave hoteliere rurale, të shfrytëzueshme përgjatë gjithë vitit.

Me vëmendje të Qeverisë Shqiptare, këto projekte krijojnë një koncept të ri të lidhjes së turizmit bregdetar më atë malor duke zgjeruar ofertën turistike.