Tiranë- Sipërfaqja apo zona në të cilën do të merren masat përforcuese inxhinierike është skarpata ekzistuese në anë të rrugës, nga zona e tunelit të hapur deri në hyrje të qytetit të Pogradecit. Me një frekuentim gjithnjë e në rritje është e domososhme sigurimi i një strukturë e qëndrueshme që duhet të plotësojë kërkesat e shërbimit, forcën dhe stabilitetin gjatë gjithë jetëgjatësisë së saj projektuese, pa humbje të konsiderueshme të shërbimeve apo të mirëmbajtjes. Në këtë kuadër do të kryhet projektimi i masave përforcuese inxhinierike që do të ndërtohen krah të skarpatës ekzistuese, në mënyrë që ajo të mbrohet nga rrëshqitjet e mundshme.
Kërkesat e mbrojtjes së strukturës do të përcaktohen duke marrë në konsideratë përdorimin e synuar të saj, projektuese, programin dhe veprimet kryesore. Zona e ndërhyrjes është ndarë në 3 zona kryesore në funksion të tipit të metodës së përforcimit që do të përdoret.

  • Në zonën I, do të ndërtohen mure pritës betoni me lartësi të ndryshme, që varion nga 2.00m deri në 3.00m. Muri i ri prej betoni duhet të ndërtohet poshtë murit ekzistues prej guri dhe sipër shiritit me gjelbërim ekzistues.
  • Në zonën II, do të ndërtohen struktura betonarme të mbështetura në skarpate, të cilat mbështeten mbi pilota betonarme. Kjo strukturë do të përbëhet nga trarë gjatësorë, si dhe mure betonarme me trashësi të ndryshueshme.
  • Zona III (Rrjetë çeliku e varur) do të vendosen rrjeta çeliku të varura nga lart poshtë. Kjo zonë nuk do të ketë ndërhyrje përforcuese duke parë pjerrësinë e saj ekzistuese dhe praninë e murit prej betoni anash rrugës, ajo paraqitet e qëndrueshme si skarpate. Këto rrjeta do të vendosen por të mbrojtur rrugën nga ndonjë gur ose rrëshqitje lokale.
    Ndërhyrja synon një zgjidhje afatgjatë ndaj kësaj problematike për të shmangur incidente të mundshme.