Tiranë- Investimet në qytetin e Vlorës vijojnë dhe përgjatë bulevardit të qytetit. Ndërhyrjet në zbatim e sipër kanë si qëllim kryesor, rehabilimin e fasadave, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës së ndërtesave, njëherësh duke iu përgjigjur kërkesave të jetës aktuale. Pas ndërhyrjes dhe rivlerësimit të zonave të bulevardit, vëmendja e veçantë ndaj fasadave plotëson më së miri tablonë, duke i rikthyer qytetit të Vlorës hapësira të rivitalizuara.

Procese të cilat fillojnë prej suvatimit, strukturave metalike të thjeshtëzuara me rrjetë gabioni etj. Puna është në proces dhe rezultati i pritur gjatë sezonit veror do të ofrojë një vijë estetike urbane për pushuesit në qytetin bregdetar. Dhe ndërkohë për banorët përfitues direkt të këtyre ndërtesave një investim të pritur, i cili rrit vlerën e zonës në drejtim të tregut imobilar.