Tiranë-Kjo ndërhyrje ka të bëjë me segmentin e fundit rrugor të parikonstruktuar të Aksit Tepelenë – Gusmar që është  pjesa e parë e aksit rrugor Tepelenë – Kuç  dhe lidh krahinën e Kurveleshit dhe krahinës e Kuçit me qytetin Tepelenë. Si dhe në të ardhmen do te lidhë edhe Bregdetin e Jonit në Borsh të Sarandës.

Segmenti Tepelenë – dalje Bençë me gjatësi 7,9 km dhe segmenti Hyrje Lekdush – Hyrje Gusmar me gjatësi 10 km janë rikonstruktuar  me fonde të Qeverisë Shqiptare me gjerësi të shtresës asfaltike 5 m dhe trup rruge 6,5 m.

Ndërkohë është në proces segmenti i ndërmjetëm dalje Bençë – hyrje Lekdush me gjatësi 7,5 km.

Aktualisht ky segment është në gjendje të amortizuar ku mungojnë shtresat rrugore, kanalet anësore, muret mbajtës e pritës, barrierat mbrojtese te rruges etj. Gjithashtu nuk është e pajisur me elemente të sinjalistikës horizontale e vertikale, si dhe për shkak të gjerësisë së vogël të rrugës vështiresohet këmbimi i mjeteve.

Me përfundimin e rikonstruksionit të plotë të kesaj rruge nga Tepelena në Borsh bëhet e mundur lidhja e luginës se Vjosës dhe Rrugës Gjirokastër – Levan me Bregdetin e Borshit, duke krijuar një korridor të fuqishëm lëvizjeje për banorët dhe turistët e shumtë vendas e të huaj. Ky aks rrugor perfshihet në Strategjitë Vendore dhe Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit.