Tiranë- Ky segment rrugor në të cilin parashikohet ndërhyrja që fillon në dalje të Kryqëzimit të Rrugës Nacionale Tepelenë-Levan vazhdon në Luftinjë dhe përfundon në fshatin Izvor.
Sipas tipologjisë së rrugës mund të ndahet në 4 segmente:

1- Kryqezimi i Rrugës Nacionale – Sektori III (Miniera e Qymyr gurit),
2- Sektori III (Miniera e Qymur gurit) – Dalje Urës mbi lumin Luftinjë,
3- Dalje Urës mbi Lumin Luftinjë – Dalje e fshatit Canaj,
4- Dalje e fshatit Canaj – Izvor.

Gjendja aktuale e këtij segmenti rrugor është mjaft e keqe, pasi nuk i eshte bërë asnjë ndërhyrje rikonstruktuese nga koha e ndërtimit të saj. Kjo ka sjellë vështirësi në lëvizje, transport duke u bërë ndër vite pengesë serioze për zhvillimin ekonomik të zonës. Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor do ti shërbejë gjithe banorëve që përfshihen në Njësinë Administrative Luftinjë (ish Komuna Luftinjë ) për lëvizjen e tyre drejt Rrugës Nacionale dhe Qyteteve Memaliaj e Tepelenë.