Unë rri në shtëpi!

Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.

Qyteti i Bajram Currit është qendra kryesore administrive e Tropojës, ku është përqëndruar numri më i lartë i popullsisë.
43 monumente historike e 19 monumente kulturore (rrethi Tropojë), klima e pastër në oksigjen, traditë kulinare veriore dhe turizëm natyror prej Luginës së Valbonës e më gjerë janë elementë, të cilët nxisin kuriozitetin e vizitorëve, për të mbajtur shënim qytetin në guidën e tyre.
Gjithashtu mendohet se kjo zonë ka qenë pjesë e territoreve Dardane, kjo dhe nga gjurmët arkeologjike (qyteza antike dhe kala),që tregojnë më së miri vazhdimësinë e jetës në këtë zonë. E në vijim shenjuar në emër, marrë nga Heroi i popullit Shqiptar.

Në kuadër të qëllimit primar, në shërbim të komunitetit FSHZH po zhvillon punimet për fazën e dytë të rikonstruksionit të Unazës së qytetit. Investimi synon të lehtësojë lëvizshmërinë urbane dhe ndër-urbane, si dhe të përmirësojë kushtet e infrastrukturës për turizëm.