Unë rri në shtëpi

Në këto ditë kujdesi, vigjilence dhe durimi të shtuar le të takohemi këtu virtualisht, për të lexuar disa informacione interesante, mbi destinacione në vendin tonë.

A e dini se?

Liqeni i Ohrit është rezervuari më i madh natyror i ujit të pijshëm në botë dhe shfaq një shikueshmëri nënujorë deri ne 20 metra. Gjithashtu është liqeni më i vjetër në Evropë, i krijuar nga çarjet tektonike rreth 2 milionë vite më parë.
Liqeni i Ohrit ka qenë një kryqëzim për kulturat e shumë brezave dhe atmosfera e tij është krijuar nga një miks traditash historike. Dhe jo vetëm. Fshati piktoresk Tushemisht vetëm 6 km larg Pogradecit dhe Parku Natyror i Drilonit janë destinacione të preferuara nga të gjithë grupmoshat.

Përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe rikonstruksionit të rrugës “Pogradec- Tushemisht” tashmë krijohet mundësia që këto destinacione turistike të jenë më pranë dhe lehtësisht të aksesueshme.  Kjo do të sjellë në vijim rritjen e shërbimeve, aktiviteteve ekonomike dhe iniciativa të reja në zonë.