Tiranë- Vijon puna në skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Miras, bashkia Devoll në ndihmë direkte të banorëve për 9 fshatra.
Deri më tani janë instaluar linjat kryesore dhe të gjitha punimet e betonit në depo dhe puseta.
Aktualisht po punohet me instalimet teknike (matësa etj) në depot e ndërtuara, si dhe me fokus në linjat që do të furnizojnë konsumatorët. Duke siguruar pranë çdo shtëpie furnizim me ujë pa ndërprerje dhe sipas standardeve të BE-së. Kjo skemë është pjesë e LOT I, në kuadër të Programit të Ujësjellësave Ruralë FUZHR III financuar nga KfW, IPA 2013, Qeveria Shqiptare, WBIF me përfitues 215 mijë banorë.