Tiranë- Drejt përfundimit projekti për rikonstruksionin e plotë të këtij aksi, në gjatësi investimi 17.6 km. Nga km 1- deri në hyrje të Torovicës, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 m.
Në pjesën e banuar të Torovicës dhe të Bendit, gjerësia e asfaltit do të jetë 6 m dhe aksi Torovicë-Bendi me gjerësi 4m. Në rrugët me gjerësi 4 m janë parashikuar zgjerime prej 2 m, në çdo 300-500 m për të lejuar shkëmbimin e mjeteve. Gjerësia është përcaktuar në bazë të fluksit të mjeteve të parashikuara, që kalojnë në këtë aks. Gjithashtu janë realizuar mbi 95% e shtresës ELJ dhe asfaltit, gati në të gjithë gjatësinë.

Si dhe mure beton, kunetë e tombino në mbi 80% të projektit. Aktualisht po vijohet në zonën urbane të Torovicës, me ndërtimin e trotuarit, punime ndriçimi, gjelbërimi, si dhe punime të tjera sinjalistike vertikale dhe horizontale. Ky projekt me financim të qeverisë shqiptare, parashikohet të përfundojë brenda muajit nëntor, të këtij viti.
Duke ndikuar kështu në mënyrë direkte, në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë, aksesin e fermerëve drejt tregjeve dhe duke e kthyer në një nyje të rëndësishme, për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të zonës.