Tiranë- Aktualisht në të dyja anët e  lumit po kryhen sistemime dhe shtrim me pllaka guri, të rrugicave dhe shkallareve përkatëse. 

Me vëmendjen maksimale të banorëve të këtij qyteti, të cilët prej kohësh kanë pritur këtë projekt në Fier, po ndërtohet një hapësirë urbane moderne, në një shtrirje prej 60.000 m2. 
Me financim të Qeverisë Shqiptare, qendra pritet të rikthehet në një pikë takimi të rrugëve kryesore, duke ruajtur dhe identitetin e qytetit. 

Dhe pikërisht në gjurmët e këtij identiteti historik mendohet se ka marrë emrin “Fieri”, prej fjalës italiane “fiera” që do te thotë “panair”. Emërtuar nga tregëtarët Venedikas shek 14-15, kur blinin produktet në tregjet e qytetit.
Sot, projekti synon të krijojë një hapësirë urbane, moderne tërësisht të rikonceptuar, që bashkon njerëzit dhe nxit aktivitetet sociale.