Tiranë -Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur tashmë dhe fazën e tretë, ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biccikletave buzë liqenit të Belshit.

Në këtë qytezë rruga hyrëse po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë që përfshin:

  • ndërtimin e trotuareve, instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërim dhe sinjalistikën rrugore.

Përtej zgjatimit të shëtitores parashikohet edhe ndërtimi i 1,4 km korsi biçikletash përreth liqenit, si dhe ndërtimi vendeve të parkimit.  Një tjetër element i rëndësishëm janë dhe zonat e rekreacionit të cilat do të shtohen për të rritur dhe fëmijë.

 

Ky investim i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon të nxisë zhvillimin e agroturizmit në Blesh dhe të gjithë zonën e Dumresë.