Duke vlerësuar fillimisht resurset njerëzore, nga shumë diskutime të vetë stafit gjatë Analizës Vjetor për vitin 2019, ky mision do të zhvillohet në 4 shtylla kryesore, të cilat do të shpjegojnë rëndësinë e tij për të mirat ndaj komunitetit.

TIRANA – Çdo organizatë në ditët e sotme ka përgjegjësinë dhe detyrimin të ecë në të njëjtin hap me ndryshimet që koha sjell. Kjo në radhë të parë për të qenë sa më pranë komunitetit, nevojave të tyre, për të dhënë përgjigjet e duhura.

Është një sfidë e vështirë për këdo të përfytyrojë veten dhe më pas organizatën, në një hark kohor 5 -vjeçar.

Ku e shihni veten pas 5 vitesh?

Menjëherë krijojmë imazhet më perfekte të punës dhe se çfarë duam të bëjmë në vazhdim, realizimi i të cilave na duket i vështirë në kohë.

Po jo aq e vështirë, kur misioni është i mirëpërcaktuar dhe objektivat vit pas viti do të vihen në funksion të tij. Dhe ky mision për organizatën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit është për një zhvillim të qëndrueshëm.

Duke vlerësuar fillimisht resurset njerëzore, nga shumë diskutime të vetë stafit gjatë Analizës Vjetor për vitin 2019, ky mision do të duhet të zhvillohet në 4 shtylla kryesore, të cilat do të shpjegojnë rëndësinë e tij për të mirat ndaj komunitetit.

-Së pari, infrastrukturë për mjedisin. Duhet të krijohet një infrastrukturë rrugore e përshtatshme për qytetarët. Ata kanë nevojë të arrijnë më shpejt dhe më lehtë destinacionet e tyre të preferuara turistike dhe urbane, si dhe të vizitojnë vende të reja në çdo sezon.

-Së dyti, turizmi. Pas krijimit së infrastrukturës së duhur, përmes projekteve të përbashkëta të organizatës me biznese dhe palë të treta, të krijohen ambiente, shërbime, menaxhim, hapësira të denja për të pritur kuriozë nga vende të ndryshme të botës.

– Së treti, zhvillimi rajonal. Të njihet potencialet e zonave të caktuara, rritje dhe ndihmesë për agrobiznesin, zhvillimin e produkteve artizanale, kulturore si dhe shpërndarjen e tyre përtej tregjeve lokale. Në këtë formë plotësohet dhe një nga objektivat kryesore, ai për ruajtjen e trashëgimisë.

Dhe së fundmi, aspak për nga rëndësia, krijimi i një marke. Për biznese të caktuara dhe vendet ku veprojnë paraqitet si një element i vështirë, që ka nevojë për një kohë dhe marketing të shtuar.

Por i realizueshëm duke mbledhur në tryeza të përbashkëta donatorë, ofures shërbimesh, partnerë, të cilët janë të interesuar për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Dhe nuk janë të paktë.

Në një treg global sot, secili vend po rikthehet në atë çfarë është e tyre, unike, origjinale për tja prezantuar rajonit dhe jo vetëm si një vlerë të shtuar.

E këto 4 shtylla të ndërlidhura së bashku krijojnë një impakt zinxhir, të vazhdueshëm dhe pozitiv ndaj komunitetit.

Për sa më sipër, impakt që në 5 vite që do të përkthehet në drejtim të rritjes së punësimit, rritjes së të ardhurave, frenimit të lëvizjeve demografike lokale, duke ju ofruar mundësi qytetarëve për një zhvillim të qëndrueshëm në kohë dhe në cilësi.