Rikonstruksioni i rrugës Salari – Dukaj”
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Salari – Dukaj (Lot II & III). Kjo ndërhyrje është në vijim të një sërë investimesh që po kryhen në të gjithë zonën e Labërisë. Deri tani janë realizuar pjesa më e madhe e gërmimeve për zgjerimin e rrugës, mbushja për profilimin e rrugës, si dhe vazhdon hedhja e shtresës së çakullit në trupin e rrugës dhe zgjerimet e saj.
Zbatimi i këtij projekti përfshin 6.6 km gjatësi investimi që do të pajiset dhe me kanale kullues të ujrave të shiut dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.Ky aks i ndërthurur me rrugën e Lumit të Vlorës dhe me rrugën Tepelenë-Benç-Lekdush-Kuç do të sigurojë jo vetëm përmirësim të kushteve të jetesës të banorëve të këtyre zonave, por edhe rritje të mundësive ekonomike dhe investimeve të reja në bujqësi e blegtori.
Turizmi vjen si një paketë e plotë, në drejtim bregdetit në qarkun e Vlorës e historisë në Gjirokastër.