FSHZH fton organizatat që mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sfidën e inovacionit të gjelbër (BSO) të marrin pjesë në konferencën online “𝗕𝗦𝗢𝘀 𝗳𝗼𝗿 𝗮 𝗚𝗿𝗲𝗲𝗻𝗲𝗿 𝗔𝗱𝗿𝗶𝗼𝗻: 𝗣𝗼𝘄𝗲𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗦𝗠𝗘 𝗚𝗿𝗲𝗲𝗻 𝗜𝗻𝗻𝗼𝘃𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗮𝗻𝗱 𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻”. Do të jetë një mundësi për të diskutuar zhvillimin e strategjive dhe mjeteve praktike për zbatimin e inovacionit të gjelbër në nivel biznesi, me fokus në Zonën Adriatiko-Joniane.

Përse të marrim pjesë:
Konteksti strategjik:  Krijoni nje ide te detajuar te situates ne rajonin Adriatiko Jonian per te orientuar sherbimet tuaja
Praktikat me te mira:  Zbuloni gjashtë shembuj konkretë dhe të përsëritshëm të suksesit në mbështetjen e inovacionit të gjelbër, të testuar nga organizata të tjera në zonën Adriatiko-Joniane dhe më gjerë.
Networking: Kontribuoni në mënyrë aktive në krijimin e rrjetit GREENSMES për të zgjeruar ndikimin dhe bashkëpunimin tuaj ndërkombëtar.

Mos e humbni kete rast per te pozicionuar organizaten tuaj si lider ne tranzicionin ekologjik. Ju presim online per te ndertuar se bashke nje te ardhme te qendrueshme.

Të enjten, date 4 Dhjetor 2025 Ora 10.00 – 14.00
Gjuha:                  Anglisht
Programi:            Klikoni ne linkun: https://shorturl.at/7qgEy
Regjistrimi:         FALAS në linkun: https://lnkd.in/dAzuPQFU

Iniciativa është pjesë e projektit të bashkëpunimit me Projektin, i financuar nga Programi Interreg IPA ADRION 2021-2027 dhe në të cilin FSHZH është një nga partnerët.