Rikonstruksioni i rrugës Grekan – Shelgu – Gjyralë

Tiranë- Kjo ndërhyrje do të përmbyllë nje zinxhir investimesh të kryera në zonën e Dumresë vitet e fundit, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Rruga do të lidhë fshatin Grekan të bashkisë Belsh, me fshatin Gjyrale të bashkisë Cërrik.

Përmirësimi i infrastrukturës mes dy njësive të qeverisjes lokale pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë bujqësore, si dhe aksesin në shërbimet bazë.

Favorizuar dhe nga fakti se shtrihet në një zonë me densitet të lartë të biznesit dhe prodhimit bujqësor e agropëpërpunues.

Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugës në gjatësi 4.6 km, 18,460 m2 asfalt, si dhe ndërtimin e mureve mbajtëse e pritëse me gabiona, tombino dhe zgjerim të urave ekzistuese.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, ky aks do të nxisë rritjen e zhvillimit ekonomik të banorëve, duke rritur mundësitë e reja për investime në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.

Me një vëmendje të shtuar kështu në fushën e ekoturizëm dhe agroturizëm.

Me një popullsi 33,107 banorë të cilët do të jenë përfitues direkt në përmirësimin e kushteve të jetetsës, përmes rritjes së ekonomive familjare e rrjedhimisht dhe asaj lokale.