Deri më tani janë realizuar rreth 60% e punimeve

Aktualisht kanë përfunduar punimet për gërmimet në trup rruge, skarifikime dhe mure betoni mbajtëse e pritëse. Ndërkohë po vazhdohet për mbushje me shtresë cakulli, punimet në vepra arti dhe ndërtimi i shtresave rrugore e betonim kanalesh.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në përmbushje të misionit të tij në shërbim të zhvillimit, si në zonat rurale dhe qendrat e qyteteve, përmes këtij aksi synon të lehtësojë qarkullimin e përditshëm, rrisë transportin, reduktojë koston ndaj banorëve të zonës e jo vetëm, mbi veprimtaritë e tyre në industritë e bujqësisë dhe blegtorisë që karakterizon këto zona.

 

Gjithashtu si zona të besimit fetar katolik pas katedrales së Rrëshenit në një distancë prej prej 5187 ml në anën lindore të qytetit të Rrëshenit që është dhe zona e ndërhyrjes nga FSHZH mund të vizitoni dhe kishën në fshatin Sheshaj, e rrallë dhe jo shumë e njohur për publikun.

Infrastruktura synon të nxjerrë pah dhe të rivitalizojë zona nga jugu në veri. Ndërhyrjet do të zhvillohen më tej për të mundësuar paketa turistike, nisur nga zonat me potencial turistik në vend.