Tiranë- Deri më tani kanë përfunduar 2800 m2 vendosje kubik guri, 1200 m2 vendosje pllaka guri, si dhe të gjitha rrugicat lidhëse me beton.
Aktualisht këto procese po vijojnë dhe në pjesën tjetër të hapësirës së parashikuar në projekt.
Qëllimi i ndërhyrjes është ripërcaktimi i raportit të kësaj zone me zonat urbane pranë saj dhe me elementët e rëndësishëm historik. Dhe objektiv kryesor rritjen dhe pasurimin e hapësirave publike.
Në një gjatësi 950 m vijë bregdetare janë planifikuar ambiente të gjelbëruara, lulishte që do të shtrihen në një hapësirë 21.000 m2, duke përfshirë mbjelljen e rreth 500 pemëve dhe rreth 6500 shkurreve dekorative.