Tiranë- Më parë ura ka qenë në një nivel më të ulët, me këmbë mbajtëse, kanalizime jo të rregullta, si dhe mbeturina në ujë, duke penguar kështu qarkullimin e lumit.
Për këtë arsye dalja e tij nga shtrati ka qenë e shpeshtë, duke përmbytur zona të tëra me dëme të mëdha ekonomike, të përsëritura për banorët.
Sot ndërhyrja po kryhet në një gjatësi prej 5 km.
Në projekt përveç urës do të mundësohet mbrojtja lumore, si dhe rikonstruksioni i rrugëve hyrëse, të cilat lidhin urën me akset rrugore.

 

Ura do të jetë 25 m e gjerë dhe do të ketë gjithashtu dhe dy trotuarë nga 2.25 m secili.
Për të kulluar dhe zhvendosur ujin, investimi parashikon gjithashtu ndërtimin e argjinaturave, kanaleve kulluese, sistemin e tubacioneve kryesore, si dhe vendosjen e pompave dhe pusetave.
Ky projekt parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm, duke zgjidhur në mënyrë përfundimtare problematikën disa vjeçare, për të gjithë qytetin.