Ky qytet vijon ende të ruaje fizionominë e dikurshme si qyteti i parë i industrializuar i Shqipërisë. Referuar të dhënave të Bashkisë, në Kuçovë jetojnë rreth 22% e popullsisë rezidente të Qarkut Berat. Përqëndrimi i popullsisë ka sjellë nevojën për plotësim të kushteve urbane dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Projekti më i ri në zbatim e sipër është i pozicionuar në qendër të qytetit dhe në pjesën perëndimore kufizohet me stadiumin e Kuçovës nga rruga “Stanisllav Zuber”. Në pjesën jugore kufizohet me zonën industriale nga rruga “Naftëtari”. Në pjesën lindore me rrugën e re dhe në atë veriore rruga “5 Qershori”.

Në pjesën perëndimore duke qenë se sheshi kufizohet nga stadiumi është parashikuar që zonat sportive të cilat do të ketë parku të pozicionohen në atë krah pranë stadiumit duke krijuar dhe një lidhje vizuale me vetë stadiumin. Gjithashtu në pjesën jugore ky shesh kufizohet nga objektet industriale. Për këtë arsye në këtë krahë të kësaj zone është menduar gjelbërim i lartë për të eliminuar sadopak pamjen e atyre godinave. Pjesa veri-lindore është krahu më i shfrytëzuar nga banorët duke qenë se dhe ajo pjesë ka afërsi me qendrën e qytetit. Për këtë arsye është menduar që hyrja kryesore e parkut do të jetë në këtë krahë duke qenë se dhe në pjesën veriore janë pozicionuar hapësirat tregtare e bar-kafet.

Për këmbësorët është menduar që lëvizjet rreth parkut të ri do të kenë si bazë lëvizjen rastësore të njeiut për të shmangur monotoninë e rrugës. Gjithashtu rruga kryesore do të ketë si qëllim lidhjen e njeriut me elementët e ruajtur në kohë në shesh. Për këtë arsye kjo rrugë që do të projektohet do të kaloj rreth e rrotull këtyre objekteve.

Përvec rrugës kryesore të parkut është menduar krijimi i disa rrugëve të tjera dytësore të cilat do të lidhin zonat e tjera të parkut në mënyrë që të ketë akses dhe në kahet e tjera. Gjithashtu ato do të ndihmojnë dhe për lidhjen e zonave të vet parkut brenda.

Duke qenë se vet sipërfaqja e sheshit është rreth 31401m2 pjesën më të vogël të saj do ta ketë sheshi qendror, i cili do të jetë një hapësirë që do të mund të kryhen aktivitete e festa sezonale. Kjo hapësirë është propozuar rreth 6822m2.

Është menduar një hapësirë për fëmijët sipas moshave të ndryshme. Kjo sipërfaqe do të jetë rreth 4070m2. Zona sportive e cila do të përmbajë tre fusha të mëdha, një për futboll një për volejboll dhe një tenis do të ketë një sipërfaqe prej 2293m2. Kurse pjesa tjetër do të jetë për funksione të përgjithshme si workshope, rekreacione, piknik, vrap, yoga etj.

E rëndësishme në park janë detajet urbane që do të implementohen në to të cilat e plotësojnë atë jo vetëm në aspektin funksional por edhe estetik.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të krijojë një lidhje me kulturën e vjetër që ka patur qyteti në lidhje me industrinë e rëndë dhe të re-së. Në këtë drejtim janë parashikuar të ruhen disa elementë të cilët kanë vlera arkiteknonike për qytetin, duke i ndërthurur me sheshin e ndërtimit.