“Rruga e vendit të shenjtë në malin e Tomorrit”

Segmenti rrugor ”Mbrakull, Kapinovë, Barkullas dhe Novaj Tomorr” bën pjesë në Bashkinë Poliçan dhe shtrihet nga segmenti i rrugës Berat-Poliçan deri në Vendin e Shejntë të Teqesë. Poliçani ka në territorin e tij një pjesë të konsiderueshme të parkut kombëtar të Tomorit, ku si rrjedhojë, turizmi malor mund të kthehet në një element të rëndësishëm të bashkisë së re.

Historikisht në këtë segment ka patur problematika të vazhdueshme lidhur me lëvizjen e mjeteve dhe të mallrave, kjo për shkak të terrenit të vështirë malor. Për këtë arsye zgjidhja e momentit vjen vetëm nëpërmjet automjeteve të larta.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një rruge me infrastrukturë bashkëkohore dhe me standardet më të mira, për ta bërë më efikase dhe funskionale për banorët e zonës dhe vizitorët. Zhvillimi i kësaj infrastrukture parashikohet të kalojë në dy faza:

Faza e parë përfshin gjithë rrjetin e kanalizimimeve, ujërat e bardha, të zeza, kanalet që do ti shërbejnë infrastruktures rrugore etj.

Faza e dytë përfshin ndërtimin e të gjithë sistemit rrugor, i cili do ti shërbejë zonës për aksese të ndryshme.

Kjo rrugë synon të krijojë mundësi mundësi më të mëdha edhe për investime të tjera në këtë zonë, si në fushën e bujqësisë, blegtorisë, e në veçanti turizmit i cili është prioritar në këtë zonë. Përmes këtij projekti kjo zonë do të ketë mundësi të promovojë vlerat e saj kulturore e historike. Natyra e qetë dhe piktoreske tërheq çdo vit një numër të madh pushuesish, jo vetëm shqiptarë por edhe te huaj, të cilët vitet e fundit e frekuentojnë shpesh. Këto element do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe në rritjen e mirëqënies në zonë, duke krijuar shërbime mikëpritëse.