Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Gjirokastër dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kanë zhvilluar një konsultim publik lidhur me projekt-idenë “Sistemi i Muzeve”, Gjirokastër.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik” financuar nga Banka Botërore, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga autoritetet lokale, ekspertë të kulturës dhe turizmit, përfaqësues të biznesit, qytetarë, etj.

“Sistemi i muzeve” ka për qëllim zhvillimin e një produkti turistik përbërë nga rrjete muzesh, aktivitesh të ndërthurura me një rrjetë rrugësh dhe shtigjesh tematike që inkurajojnë turistët të qëndrojnë më gjatë dhe të kenë një qëndrim/eksperiencë sa më interesantë në Gjirokastër.

Nga FSHZH janë përzgjedhur për të kryer shërbimet e projektimit; Bashkimi i operatorëve Casanova Hernandez Architects (Hollanda-Shqipëri) dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (Shqipëri).

Gjatë aktivitetit u vlerësua puna e konsulencës, si dhe u bënë sugjerime plotësuese nga ekspertët lokale, me detaje dhe elementë të rinj për një pasqyrim të plotë të identitetit, historisë dhe kulturës së qytetit.

Investimet/aktivitetet e përzgjedhura për tu financuar janë:
– Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik
– Muzealizimi i Shtëpisë së Ismail Kadaresë
– Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut “Kronikë në gurë” – Rruga Sokaku i të Marrëve
– Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edëard Lear dhe Udhëtarëve;
– Koncepti i ëebsite-it të “Netëork of the Historical Houses” në Gjirokastër.

Të dhënat nga Zyra e Turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës tregojnë se nga 80 mijë vizitorë që kanë vizituar Gjirokastrën për periudhën Janar – Gusht 2019, 17 mijë prej tyre kanë vizituar muzeumet e qytetit.

Ky sistem i ri novativ do të jetë në shërbimin e tyre, duke krijuar lehtësira prej marrjes së informacionit paraprak nga ëebsite, deri në përjetimin e eksperiencës së plotë të qytetit të Gjirokastrës, të kulturës dhe historisë të mbrojtur në muze dhe shtigje e rrugë me kalldrëm.