Tiranë-  Aktualisht po vijon puna me “pastrimin” e amortizimit ekzistues dhe vendosjen e instalimeve, linjave elektrike dhe hidraulike në të gjithë ndërtesën.
Gjithashtu po ndërtohen me brez betoni mure ballkoni si dhe mbushja e fasadës, në zonat ku është hequr suvatimi i parë.
Deri më tani janë realizuar rreth 20 % e punimeve dhe puna po ecën intensivisht, pasi rikonstruksioni i saj parashikohet të përfundojë në një hark kohor prej 4 muajsh.

 Ky projekt është në vijim të financimit nga Qeveria Shqiptare në godinat e konvikteve, pas atij të Vlorës dhe të Korçës. Rreth 170 studente të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të kenë kushte bashkëkohore në konvikt, pas rikonstruksionit të tij. Godina e konviktit të vajzave do të shndërrohet në një banesë moderne për studentet.