Vizitë në terren e misionit të Bankes Botërore

Më datë 15/02/2007 një mision i Bankës Botërore i përbërë nga Z. Nadir Mohammed (Albania Country Manager), Radhika Srinivasan (Task Team Leader), Drita Dade (Project Officer), Paul Dean (Consultant Engineer) së bashku me Drejtorin Ekzekutiv te FSHZH-se, Z. Benet Beci, kryen një udhëtim në terren për të parë ecurinë e projektit “Punët në komunitet” II, i financuar nga Banka Botërore. Ky projekt 4 vjeçar, që realizohet nga FSHZH-ja, e ka çuar deri me sot numrin e përfituesve në 321 300 banorë.

Gjatë këtij udhëtimi u vizituan dy objekte:

Së pari “Ujësjellësi i fshatit Gjepalë” në qarkun e Durrësit, i realizuar gjatë vitit 2005 dhe prej te cilit përfitojnë rreth 1082 banorë, si edhe “Rikonstruksion i rrugës që lidh rrugën e vjetër Fushe Kruje-Laç me autostradën e re”, në bashkinë Mamurras, Qarku Lezhë. Nga ky projekt përfitojnë direkt 4100 banorë dhe indirekt 11 lagje të qytetit, pasi kjo është një rruge qe lidh qendrën e fshatit me qendrën tregtare dhe ka një fluks te madh përdorimi.

Gjatë vizites ne fshatin Gjepalë u diskutua me përfituesit e drejtpërdrejtë në lidhje me funksionimin e objektit të realizuar, si p.sh. furnizimin e banorëve me ujë, pastërtisë së ujit, oraret e furnizimit etj.
Në bashkinë e Mamurrasit u kontaktua dhe Grupi i Këshillimit dhe Ndjekjes (GKN), i cili përfaqëson interesat e përfituesve në projekt. Me ta u diskutua për zbatimin e ciklit të projektit, procesin e prokurimit, problemet e mundshme të pronësisë, transparencën e projekteve, kënaqësinë për cilësinë e zbatimit etj.