Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Rreth Nesh
Faqja Kryesore > Rreth nesh > Rreth nesh

Rreth FSHZH-së

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike e cila ka për mision nxitjen e një zhvillimi ekonomik dhe social të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv në nivel rajonal dhe lokal.

FSHZH është krijuar në fillim të vitit 1993, mbi bazën e marrëveshjes midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore.

Me datë 11 maj 2009, Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare miratoi Ligjin Nr. 10130 dt.11.5.2009 "Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit" që i përcakton këtij institucioni një status të veçantë ligjor.

Objektivat kryesore të FSHZH janë:

  • përmirësimi i infrastrukturës social-ekonomike vendore;
  • përmirësimi i shërbimeve publike vendore;
  • forcimi institucional i njësive të qeverisjes vendore;
  • nxitja e qeverisjes së mirë në nivel vendor.
Kompetencat kryesore të FSHZH-së përfshijnë:

1. Menaxhimin e projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare dhe/ose donatorë të ndryshëm, që kanë si qëllim zhvillimin rajonal dhe vendor;

2. Dhënien e mbështetjes financiare në të gjitha format, si grant, hua, garanci etj. për njësitë e pushtetit vendor, për përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe të shërbimeve publike vendore;

3. Dhënien e mbështetjes teknike për zbatimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e investimeve, për përmirësimin e infrastrukturës social-ekonomike dhe të shërbimeve publike vendore;

4. Dhënien e asistencës teknike dhe kryerjen e trajnimeve, për rritjen e kapaciteteve institucionale të pushtetit vendor;

5. Kryerjen e veprimtarive të ndryshme, në funksion të zbatimit të politikave e të instrumenteve të zhvillimit rajonal dhe vendor.