Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Rreth Nesh
Faqja Kryesore > Rreth nesh > Struktura Organizative

Struktura Organizative


Struktura organizative është e përberë nga:

Këshilli Drejtues:
Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i FSHZH-së dhe përbëhet nga 11 anëtarë. Pesë anëtarë janë përfaqësues të Ministrive të linjës dhe gjashtë anëtarët e tjerë janë përfaqësues të Qeverisjes Vendore.
Drejtori Ekzekutiv:
Drejtori Ekzekutiv është autoriteti ekzekutiv më i lartë i FSHZH-së. Drejtori Ekzekutiv përgjigjet përpara Këshillit Drejtues. DE emërohet me një shumicë prej 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZH-së.
Departamenti i Financës:
DF zbaton dhe mban sistemin kontabël në përputhje me kërkesat e Manualit të Procedurave, Standartet Kombëtare të Kontabilitetit të Qeverisë Shqiptare dhe të pranueshme nga donatorët.
Departamenti i Infrastrukturës:
DI përfshin brenda strukturs së tij Njësinë e Projekteve të Infrastrukturës Rrugore, Njësinë e Projekteve Hidroteknike, Njësinë e Mbështetjes Teknike, Njësinë e Projekteve Komunitare dhe Njësinë e Mjedisit.
Departamenti i Zhvillimit Rajonal:
Departamenti i Zhvillimit Rajonal përfshin në strukturën e tij Njësinë e Menaxhimit të Projekteve të Zhvillimit Rajonal (NJMPZHR) dhe Qendrën Burimore të Zhvillimit Vendor (QBZHV). NJMPZHR është përgjegjëse për të menaxhuar dhe koordinuar zbatimin e projekteve të zhvillimit rajonal. Ajo është përgjegjëse për përgatitjen e informacionit për ecurinë e projekteve/programeve në zbatim, përgatitjen e raporteve institucionale, përgatitjen e aktiviteteve publike në komunikimin dhe marketingun e imazhit të institucionit si edhe në marrëdhëniet me palë të treta . Qendra Burimore e Zhvillimit Vendor dhe Rajonal ka si mision ndërtimin e një mjedisi inkurajues për aftësimin e administratës publike dhe aktorëve të tjerë vendorë në përgjigje të nevojave të shtetasve për zhvillim të integruar dhe me pjesëmarrje, shërbime publike cilësore, informim, transparencë dhe mbështetje e integrimit të vendit në BE.
Njësia Juridike & Prokurimeve:
Njësia Juridike dhe e Prokurimit ofron asistencë juridike për veprimtarinë e FSHZH-së në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet me donatorët dhe Manualin e Procedurave, si dhe garanton procedura korrekte dhe transparente të prokurimit.
Njësia e Auditit të Brendshëm:
NJAB është përgjegjëse për mbikqyrjen e zbatimit të procedurave teknike e financiare të FSHZH-së. Njësia auditon nëse veprimtaritë e FSHZH-së janë konform Ligjit, Statutit dhe Manualit të Procedurave që e drejtojnë atë.
Njësia e Administratës:
NJA zhvillon dhe zbaton politikat administrative të FSHZH-së, zbaton procedurat e punësimit të FSHZH-së si dhe jep mbështetjen për funksionimin eficient të institucionit.
Struktura Organizative