Struktura Organizative
Struktura organizative është e përberë nga:
Këshilli Drejtues:
Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i FSHZH-së dhe përbëhet nga
11 anëtarë. Pesë anëtarë janë përfaqësues të Ministrive të linjës dhe gjashtë anëtarët
e tjerë janë përfaqësues të Qeverisjes Vendore.
Drejtori Ekzekutiv:
Drejtori Ekzekutiv është autoriteti ekzekutiv më i lartë i FSHZH-së. Drejtori Ekzekutiv
përgjigjet përpara Këshillit Drejtues. DE emërohet me një shumicë prej 2/3 të numrit
të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZH-së.
Departamenti i Financës:
DF zbaton dhe mban sistemin kontabël në përputhje me kërkesat e Manualit të Procedurave,
Standartet Kombëtare të Kontabilitetit të Qeverisë Shqiptare dhe të pranueshme nga
donatorët.
Departamenti i Infrastrukturës:
DI përfshin brenda strukturs së tij Njësinë e Projekteve të Infrastrukturës Rrugore,
Njësinë e Projekteve Hidroteknike, Njësinë e Mbështetjes Teknike, Njësinë e Projekteve Komunitare dhe Njësinë e Mjedisit.
Departamenti i Zhvillimit Rajonal:
DZHR promovon rëndësinë e Planeve të Zhvillimit Lokal në NJQV si një mjet i mirë
për një zhvillim të qëndrueshëm; Asiston NJQV-të për të zhvilluar PZHL të përshtatshme
duke garantuar koordinimin e tyre me Strategjitë e Zhvillimit Rajonal e Sektorial.
Njësia e Komunikimit dhe Vlerësimit:
NJKV realizon komunikimin me publikun për të arritur një sensibilizim të gjerë lidhur
me punën që bën FSHZH si një institucion lider në zhvillimin e infrastrukturës dhe
rritjen e kapaciteteve të qeverisjes lokale. Monitorimi dhe Vlerësimi është një sektor
tjetër që mbulon NJKV. Nëprmjet monitorimit të projekteve identifikohen arritjet,
problematikat si dhe sugjerohen alternativa për përmirësim, ndërsa vlerësimi i impaktit
social-ekonomik dhe atij mjedisor mbyll ciklin e çdo projekti.
Njësia Juridike & Prokurimeve:
Njësia Juridike dhe e Prokurimit ofron asistencë juridike për veprimtarinë e FSHZH-së
në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet me donatorët dhe Manualin
e Procedurave, si dhe garanton procedura korrekte dhe transparente të prokurimit.
Njësia e Auditit të Brendshëm:
NJAB është përgjegjëse për mbikqyrjen e zbatimit të procedurave teknike e financiare
të FSHZH-së. Njësia auditon nëse veprimtaritë e FSHZH-së janë konform Ligjit, Statutit
dhe Manualit të Procedurave që e drejtojnë atë.
Njësia e Administratës:
NJA zhvillon dhe zbaton politikat administrative të FSHZH-së,
zbaton procedurat e punësimit të FSHZH-së si dhe jep mbështetjen për funksionimin eficient të institucionit.