|
|
Profili i Aktiviteteve
Investime në infrastrukturë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështet dhe asiston me fonde investimi NJQV-të dhe
komunitetet për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vogël social-ekonomike
dhe shërbimeve sociale duke implementuar projekte të infrastrukturës rrugore, projekte
ujësjellës-kanalizimesh, projekte ujitjeje & mbrojtje nga përmbytjet, ndërtime urash
të vogla, ndërtime qendrash komunitare, shkollash etj.
Mbështetje e pushtetit vendor
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale të
NJQV-ve dhe komuniteteve në mirëadministrimin dhe qëndrueshmërinë e investimeve të
kryera , në kuadr të Strategjisë për Decentralizimin e Qeverisjes Vendore. Gjithashtu
FSHZH trajnon dhe ofron asistencë teknike për NJQV-të në hartimin e Planeve të Zhvillimit
Lokal, të cilat nxisin zhvillimin dhe reduktojnë papunësinë.
Pjesëmarrje e komunitetit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxit pjesëmarrjen e komunitetit gjatë gjithë ciklit
të identifikimit, zbatimit , funksionimit dhe mirëmbajtjes së nënprojektit. Në realizimin
e nënprojekteve në infrastrukturë FSHZH mbështetet në bashkë-kontributin financiar
të NJQV me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve. Çdo komunitet është
përgjegjës për identifikimin e projektit të tij të preferuar, për ngritjen e Grupeve
të Këshillimit dhe Ndjekjes që do të asistojë në planifikimin, supervizimin dhe
administrimin e Funksionimit & Mirëmbajtjes së nënprojektit.
Mbrojtje e mjedisit
Përkujdesja mbi mjedisin është pjesë e kritereve vlerësuese që përdoren gjatë përzgjedhjes,
projektimit dhe zbatimit të nënprojekteve nga FSHZH. Vlerësimi mjedisor merr parasysh
mjedisin natyror, shëndetin njerëzor dhe aspektet social-kulturore. Fondi Shqiptar
i Zhvillimit, për secilin projekt, kryen konsultimin me publikun për vlerësimin
e ndikimit në mjedis.
|
|