Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Rreth Nesh
Faqja Kryesore > Rreth nesh > Personat Kyç

Personat Kyç


Benet Beci Benet BECI - Drejtor Ekzekutiv


Z. Benet Beci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, dega Ekonomi Politike, në vitin 1987. Në vitin 2003 përfundon programin dy vjeçar "Master në Administrim Biznesi" (MBA) duke mbrojtur tezën "Sistemi bankar në tranzicion, tronditjet dhe mësimet", pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Nebrasca-Lincoln.


Z. Beci e ka filluar karrierën profesionale në vitin 1987 në Ministrinë e Transporteve, ku ka kryer detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve. Në vitin 1992 fillon të punojë si ekonomist në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë). Në vitet 1993-1999 vazhdon punën në Bankën Kombëtare Tregtare duke kryer funksione të ndryshme, si: specialist në Departamentin e Letërkredive dhe Financimeve të Huaja, specialist në Departamentin e Administrimit të Fondeve të Huaja, përgjegjës i Sektorit të Kredisë në Departamentin e Financave të Huaja. Gjatë periudhës Prill 1999 - Qershor 2003, ka vazhduar karrierën e tij profesionale si Drejtor Financiar në Fondin e Financimit Rural, për të vijuar më tej deri në Tetor 2005 si Drejtor Financiar në Unionin e Shoqatave të Kursim Kredisë, institucion financiar i krijuar nga transferimi i aseteve të Fondit të Financimit Rural.


Prej muajit Tetor të vitit 2005, mban postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Z. Beci ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005 – Janar 2008. Z. Benet Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 - Tetor 2012. Z.Beci ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit. Fushat e specializimeve janë kryesisht në sistemin bankar dhe funksionet e institucioneve të kredidhënies, analizës financiare, manaxhimin e riskut dhe përcaktimin e normave të interesit, manaxhimin efikas të institucioneve mikrofinanciare, buxhetimin, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe modelimin e institucioneve financiare dhe të kreditimit.



Tritan Brahimaj Tritan BRAHIMAJ - Zv/Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës

Z. Tritan Brahimaj është diplomuar më 1995 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Inxhinier Hidroteknik. Me eksperiencë pune si Projektues, Drejtues dhe Supervizor Punimesh ndërtimi dhe hartues i preventivave dhe situacioneve të punimeve, në sektorin privat dhe publik.


Trajnuar në:

  • Drejtimin dhe Supervizionin e Punimeve
  • Kualifikuar pranë Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve të ILO-s në Torino për: "Project Cycle Management". Trajnuar nga FIDIC Federata Ndërkombetare e Konsulencës Inxhinierike në "Menaxhimi dhe Administrimi i Kontratave FIDIC"

Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës së Fondit të Zhvillimit si dhe Zëvendës Drejtor Ekzekutiv duke filluar nga Prilli 2007.



Fitnete Kociaj Fitnet KOCIAJ - Drejtore e Departamentit të Financës

Znj. Fitnet Kociaj është diplomuar më 1986 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë. Me eksperiencë pune si financiere dhe menaxhere finance në institucione publike shtetërore, Banka dhe projekte të Bankës Botërore.


Trajnuar për:

  • "Sistemin e Ri Kontabël" nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit
  • "Procedurat e Disbursimit në Projektet e Bankës Botërore", "ECA FM" Joint Disbursement & Financial Management of World Bank"
  • "Financial Management & Disbursement in IFI-Financed project" "Project Management in WB–Funded projects: control of project delivery (time, scope, procurement, budget and resources)"

Drejtore e Departamentit të Financës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit duke filluar nga Janari i vitit 2009.



Blendi Bushati Blendi BUSHATI - Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal

Z. Blendi Bushati diplomuar në 2000 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologji. Studime pas-universitare në Sociologji dhe Zhvillim Lokal. Master në "Menaxhimin e Zhvillimit" nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve e ILO-s dhe Universiteti i Torinos mbrojtur me temën "Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Alpet Shqiptare". Para përvojës në FSHZH ka patur përvojë pune në shoqërinë civile.


Trajnuar në:

  • "Local Development Framework"
  • "Project Management Cycle"
  • "Conflict and Peace Impact Assessment"
  • "Beneficiary Assessment"
Punon në FSHZH që nga viti 2003 dhe drejton Njësinë e Planeve të Zhvillimit Lokal, sot Departamenti i Zhvillimit Rajonal duke filluar nga 2005.