Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

12 Prill, 2018

Dy skema të reja ujësjellësish për 5 fshatra të bregdetit të jugut.
FSHZH zhvillon konsultime me banorët përfitues


TIRANË – Fondi Shqiptar Zhvillimit zhvilloi këto ditë konsultime me komunitetin e fshatrave Kuç, Kudhës, Pilur, Qeparo Fushë dhe Qeparo Fshat mbi fizibilitetin e investimeve për rikonstruksonin e dy ujësjellësve që do të furnizojnë banorët me 24 orë me ujë higjenikisht të pastër.


Takimi u zhvillua në mjediset e Bashkisë Himarë ku përfaqësues të FSHZH, Bashkisë Himaraë dhe kompanisë projektuese informuan të pranishmit nga fshatrat përfitues të projekteve lidhur me investimin. Rreth 6,000 banorë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky investim që parashikon furnizimin me ujë me rënie të lirë nga burimet e Kuçit. Linjat e furnizimit dhe rrjeti i shpërndarjes do të ndërtohen rishtas, ndërsa parashikohet rikonstruksioni i rezervuarëve dhe komponentëve të tjerë të infrastrukturës.



Projektet “Për rikonstruksionin e ujësjellësit në fshatrat Kuç, Kudhës dhe Pilur” dhe “Për Rikonstruksionin e Ujësjellësit në fshatrat Qeparo Fushë dhe Qeparo Fshat” do të realizohen nga FSHZH me një financim prej 2 milionë Eurosh të qeverisë shqiptare, Bashkëpunimit Gjerman, KfW dhe fondeve IPA 2013. Bashkia Himare është bashkfinancuese në masën 10% të këtyre investimeve.


Kërkesa për ujë sipas studimeve arrin në 120L për frymë dhe nëpërmjet këtij investimi synohet që të sigurohet qëndrueshmëri në furnizimin me ujë sipas standardeve më të mira.


Konsumatorët do të pajisen me matësa uji, ndërsa funksionimi dhe mirëmbajtja e ujësjellësve do të bëhet nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pranë Bashkisë Himarë.


Punimet për ndërtimin e këtyre ujësjellësave parashikohet të fillojnë gjatë vitit 2018.