Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Vlorë, më 27 shtator 2016

Seminar me temë "Interpretimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Optimizimi i eksperiencës së vizitorëve"


Në ambjentet e Zyrës Rajonale të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Vlorë, në kuadër të projektit HERA, “Menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm të trashëgimisë së Adriatikut”, financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik, u zhvillua seminari me teme "Interpretimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Optimizimi i eksperiencës së vizitorëve". Qëllimi i këtij seminari ishte komunikimi dhe informimi i grupeve te interesit në lidhje me rëndësinë që ka interpretimi dhe eksperienca e vizitorit në sitet e trashëgimisë.

Pas prezantimit të rezultateve të arritura te projektit nga ana e koordinatores të projektit HERA në lidhje me zbatimin e një strategjie të përbashkët veprimi të zonës së Adriatikut për menaxhimin e trashëgimisë kulturore si dhe certifikimi i siteve kulturore nën markën tregëtare HERA, seminari vijoi me një prezantim nga e ftuara e panelit Prof. As. Evelina Bazini, me temen “Intepretimi i trashëgimisë si shërbim në këndvështrimin e marketingut dhe oferta aktuale akademike dhe e formimit profesional për profesionin e interpretit”. Më pas, eksperti i turizmit, Z. Genc Metohu, shpjegoi metodologjinë e procesit të interpretimit të trashëgimisë kulturore dhe elementet e optimizimit të eksperiencës së vizitorëve.



Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal, agjensi publike, si dhe pedagogë e studentë nga Universiteti i Vlorës, të cilët e vlerësuan informacionin e marrë nga ky seminar, dhe theksuan rëndësisë që i duhet dhënë vlerave të trashëgimisë kulturore dhe standartizimit nëpërmjet politikave të përbashkëta në rajon dhe më gjerë.