Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 3 qershor 2016

Seminar mbi Projektin “Trajnimi i Trajnerëve” në kuadër të Programit të Ujësjellësve Rural – Fondi i investimeve Sociale IV (SIF IV)


Dje, në ambientet e Hotel Mondial në Tiranë, u mbajt seminari mbi prezantimin e projektit “Trajnimi i Trajnerëve të FSHZH-së” që zhvillohet në kuadrin e Masave Shoqëruese të SIF IV me synim rritjen e kapaciteteve trajnuese në FSHZH, në funksion të rritjes së kapaciteteve të Operatorëve të Shërbimit të Ujësjellësve në sistemet të ndërtuara nën SIF IV. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin 15 punonjës nga FSHZH, përfaqësues nga KfW- Zyra në Tiranë si dhe përfaqësues të kompanisë konsulente RODECO, në rolin e drejtuesit të seminarit.



Objektivi i afërt i këtij projekti është krijimi i një bërthame trajnerësh të kualifikuar nëpërmjet një programi 9-10 mujor që do të fillojë në shtator 2016.Ky program, në përputhje me Termat e Referencës, përfshin fushën Inxhinierike, Financiare dhe Komerciale, Institucionale, Marrëdhëniet me Publikun (përfshirë klientët), Teknika të mësimdhënies dhe Komunikim.


Tematika është zgjedhur në përputhje me nevojat për trajnim të FSHZH-së, dhe ato të enteve që do të operojnë sistemet e SIF 4 (shoqëritë ujësjellës-kanalizime përkatëse), në përputhje me ndryshimet që ka sjellë reforma administrative në sektor. Pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me certifikatat përkatëse, duke ndjekur një sistem vlerësimi që i jep vlerë reale e peshë pjesëmarrjes në trajnim.


Zbatimi i këtij Projekti do të rezultojë në :


• Krijimin e një bërthamë trajnerësh, kualifikimet e të cilëve (si trajnerë) u përgjigjen plotësisht ndryshimeve në kuadrin institucional në sektor dhe që i shërben FSHZH-së për të gjithë projektet e ardhshme; trainerë posaçërisht të trainuar për të kuptuar dhe trajtuar problematikën që lidhet me menaxhimin e sistemeve në zonat rurale (nga aspektet teknike në ato ekonomike, e të menaxhimit), terren jo fort i shkelur deri tani;


• Rolin e zgjeruar të FSHZH-së duke përfshirë atë të një pike të rëndësishme referimi për rritje kapacitetesh të shoqërive Ujësjellës-Kanalizime dhe organeve të Qeverisjes Vendore përsa u përket menaxhimit të sistemeve rurale;


• Zgjerimin e programeve të trajnimeve nga FSHZH-ja, me staff edhe më të specializuar, çka rrit vlerën e organizatës, shton edhe më tej kredibilitetin e organizatës si në vend ashtu edhe nga ana e donatorëve duke rritur edhe më tej, mundësitë e financimit të projekteve;


• Mundësi për trajnime të ardhshme në fusha më specifike, pra specializime me të ngushta, sipas nevojave të tregut.