Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Velipojë, me 26 Korrik 2012

Një brez ranor prej 7 km në Velipoje bëhet i arritshëm nga pushuesit pas ndërtimit të rrugës prej 8.2 km, Baks – Rrjoll, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në fazën e projektimit është edhe vazhdimi i këtij segmenti që do të lidhi Velipojen me Shëngjinin.

 

Është drejt përfundimit segmenti rrugor Baks – Rrjoll prej 8.2 km. Ky segment rrugor lidh rrugën Shkodër-Velipojë me fshatrat Baks i ri, Baks i vjetër, Gaduç, Rrjoll dhe Malikolaj. Rruga është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fonde të Qeverisë Shqiptare, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankes Europiane të Investimeve me një vlerë prej 200 milionë lekë. Ruga ka qenë me çakull, në gjendje mjaft të keqe dhe e papërdorshme për më shumë se gjysmën e vitit. Banorët e fshatit Rjoll për tu lidhur me qendrën e Velipojës, duhej të kalonin nëpërmjet një ure primitive me dërrasa, shumë e rrezikshme për sigurinë e tyre. Sot ky segment rrugor është asfaltuar me një gjerësi prej 6 m dhe pankina anesore nga të dy krahët prej 0.75 m. Objekti ka filluar nga puna në Prill të vitit 2011 dhe pritet të përfundojë javën e parë të Gushtit.



Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit z. Benet Beci, kreu nje vizitë në këtë objekt, për të parë vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore në fazën përmbyllese të tij.



Në bashkëbisedim me gazetarët e pranishëm, Z. Beci, ndër të tjera tha se:


“Investimi i Fondit Shqiptar të zhvillimit që po shohim sot, ka një ndikim të dyfishtë: së pari nëpërmjet aksesit me rruge përmiresohet jeta e rreth 2000 banorëve të zonës, të cilët tashmë kanë një rrugë me standarte bashkëkohore për tu lidhur me qendrën e komunës dhe rrugën nacionale, por gjithashtu kjo rrugë bën të arritshme për pushuesit një brez të mrekullueshëm ranor prej 7 km, duke dyfishuar hapsirat e plazheve të shfrytezueshëm të komunës. Që tani pa përfunduar mirë ky segment ju mund të shikoni se ka një fluks pushuesish që zgjedhin këtë plazh publik të komunës Velipojë. Ne jemi duke pergatitur projektin teknik të segmentit rrugor Rrjoll-Rrerë e hedhur-Shëngjin, realizmi i të cilit do të bëj të mundur lidhjen me një rrugë bregdetare panoramike të komunave të Velipojës dhe Shëngjinit.”


Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka një histori bashkëpunimesh të sukseshme me komunen Velipojë të cilës i ka pergatitur planin e zhvillimit të komunës dhe ka financuar pjesen më të madhe të projekteve të infrastruktures që lidhen me turizmin si rrugët e fshatrave Ças, Luarëz, Pulaj, ndërtimin e sheshit në qënder të plazhit të Velipojës, investim i cili do të plotësohet me një shëtitore me nje gjatësi prej 2 km që do të fillojë nga ndertimi në muajin tetor të këtij viti.


Me përfundimin e këtyre investimeve do të përmirësohet infrastruktura pritëse, si edhe sherbimet që ofrohen për rreth 120 mijë pushues që frekuentojnë Plazhin e Velipojës, duke ndikuar gjithashtu edhe në shtimin e të ardhurave për komunën dhe për banorët e zonës.